A ka menduar ndonjëherë Zemaj të heq dorë nga politika?

Aktuale

A ka menduar ndonjëherë Zemaj të heq dorë nga politika?

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 6 janar 2017 Në ora: 15:44
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, thotë se Kosova gjatë vitit 2016 ka pasur përparime dhe mangësitë e saj, por në konkurrencën e gjithëmbarshme rajonale dhe globale ka suksese të cilat mund të veçohen.

Zemaj duke folur në një intervistë për “Bota sot” thotë se fjala dështim nuk duhet të ekzistojë në Kosovë, sipas tij duhet të ketë vetëm beteja për sukese.

“Ka pasur përparimet por edhe mangësitë e saj, por në konkurrencën e gjithmbarshme edhe rajonale por edhe globale ka suksese të cilat mund të veçohen. Ato që janë pengesë e zhvillimit duhet të jenë pjesë e punës për eliminimin e tyre por gjithnjë duke pasur parasysh që nuk kemi shumë kohë për të humbur. Fjala dështim nuk duhet të ekzistojë në vullnetin për të quar proceset përpara, por beteja për suksese duhet të jetë më përparimtare dhe më progresive nga klasa politike dhe institucionale” shprehet Zemaj.

Zemaj thotë se në jetën private nuk dallon nga jeta politike dhe se ai mundohet që të jetë sa më shumë i përkushtuar ndaj familjes.

“ Në jetën private nuk kam ndonjë dallim të madh,mendoj që parimet, sinqeriteti, thjeshtësia janë pjesë e jetës në çdo kohe apo pozitë çfarë kam kaluar. Mundohem të jap maksimumin në përkushtimin e plotë në pjesën jashtë punës. Edhe pse me mungesë të mëdha por me një arsyetushmëri dhe mirëkuptim por sigurisht edhe më përkrahje reciproke” pohon Zemaj.

Ai  shprehet se në asnjë moment nuk ka dashur të largohet nga politika pavarësisht që ka pasur raste të vështira.

Ndërsa, gjatë vitit 2017 dëshiron që Kosova të ketë më shumë zhvillim e përparim.

“Të heq dorë nga politika nuk kam pasur ndonjë moment, deri më tani jo. Edhe pse veçoj raste të vështira të cilat gjithmonë i shoh si sfida me të cilat duhet të përballem. Përkushtimi për vendin, qytetarët dhe njerëzit që më rrethojnë por edhe përkrahja e tyre nuk më kanë lejuar që të mendoj për diçka të tillë gjatë këtyre tre mandateve si deputet por edhe nga pozitat partiake. Në momentin që këto më mungojnë edhe këtë çështje sigurisht që do e mendoj. Ndërsa gjatë vitit 2017 Kosovës i dëshiroj zhvillim, përparim në të gjitha fushat, vend të respektuar për rini, kushte pune për sa më shumë të rinj, angazhim substancial ndaj dukurive negative, fuqizimin e shtetësisë dhe faktorizim të saj edhe në botën demokratike dhe mbi të gjitha shëndet, paqe e harmoni për të gjithë qytetarët e mi të dashur anë e mbanë Kosovës dhe ata që jetojnë e punojnë në diasporë. Pavarësisht të gjithave Kosova do ec mbarë në rrugën e saj si shtet, sovran dhe i pavarur” theksoi Zemaj./ Bota sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat