Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim për udhëtarët e saj

Aktuale

Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim për udhëtarët e saj

Më: 6 janar 2017 Në ora: 23:40
Aeroporti “Adem Jashari”, në Prishtinë

Në aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë për sot kanë qenë të planifikuara 46 fluturime për shkuarje dhe ardhje.

Por, zyrtari i aeroportit, Unidon Krasniqi ka bërë të ditur se janë realizuar vetëm 7 fluturime, 5 shkuarje dhe 2 arritje.

Krasniqi ka njoftuar tashmë janë edhe 8 fluturime që pritet të operohen në orët e vona të mbrëmjes.

Fluturimet janë anuluar si pasojë e kushteve të rënda atmosferike, dhe disa prej tyre pritet të realizohen nesër.

Lexoni njoftimin e tij të plotë:

Ju njoftojme se sot ne ANP “Adem Jashari” kane qene te planifikuara 46 fluturime gjithsej ne shkuarje dhe ne ardhje.

Jane realizuar 7 fluturime, 5 shkuarje e 2 arritje e presim qe te realizohen dhe 8 fluturime qe ende jane ne plan te operohen ne oret e vona te mbremjes, disa fluturime per shkak te kushteve te renduara atmosferike jane anuluar, ndersa nje pjese e tyre jane transferuar dhe pritet te realizohen neser.

Lusim udhetaret qe per fluturimet e parealizuara te kontaktojne kompanite ajrore perkatese per te aranzhuar itinerarin e ri te fluturimeve dhe informacione shtese!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat