Bajram Gecaj zhgënjehet pa masë nga Eqrem Kryeziu

Aktuale

Bajram Gecaj zhgënjehet pa masë nga Eqrem Kryeziu

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 18:51
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj ka replikuar me ish kryetarin e Prizrenit dhe ish deputetin e LDK-së, Eqrem Kryeziu. Gecaj ju drejtua Kryeziut se me gjithë respektin “deklarimi juaj më befason dhe më zhgënjen pa masë”./BS

Ja postimi i plotë i Gecajt në Facebook

Eqrem Kryeziu: Nuk e votoj LDK-në!

Z. Kryeziu, me gjithë respektin dhe marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira që kam pasur dhe shpresoi t’i kem edhe në të ardhmen me ju, nuk mundem pa e thënë se deklarimi juaj më befason dhe më zhgënjen pa masë, sepse vërtetë tingëllon si ajo thënia popullore, “për inat të resë, më vdektë djali”. LDK është shumë më e madhe se të gjithë ne së bashku, prandaj asnjë individ dhe asnjë arsye nuk guxon të na dëshpëroi apo të na largoi nga ajo kala e LIRISË, PAVARËSISË dhe DEMOKRACISË.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat