Platforma online transparencë për konsultime publike

Aktuale

Platforma online transparencë për konsultime publike

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 13:31
Konsultimet per platforma online

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha në lansimin e platformës online për konsultime publike, se platforma ka të gjitha qasjet për konsultime publike.

"Qëllimi i kësaj platforme është që t'i ndihmoj dikasteret qeveritare për konsultime publike", tha Mustafa.

 Ai shtoi se përmes kësaj platforme sigurojnë një komunikim mes palëve dhe sigurojnë transparencë në konsultimet publike.

 Ndërsa shefja e BE-së në Kosova Natalya Apostolova tha se qëllimi i konsultimit publik është që të sigurohet transparencë dhe llogaridhënie.

 Ajo tha se përfshirja e qytetarëve dhe shoqërisë civile në politikbërje është fundamentale për një shoqëri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat