FSK nisë përgatitjet për tu bëre ushtri, shpallë pesë tenderë

Aktuale

FSK nisë përgatitjet për tu bëre ushtri, shpallë pesë tenderë

Më: 10 mars 2017 Në ora: 18:14
FSK

Pak ditë pas marrjes së lajmit se Presidenti Thaçi ka marrë nismën për themelimin e FSK’së në ushtri, kanë filluar edhe punët fillestare nga kjo e fundit që t’i plotësojë kushtet për ndërrimin e misionit të saj.

Janë pesë tenderë të shpallur nga Ministria e Forcës se Sigurisë së Kosovës që janë bërë publik në Komisionin Rregullativ me datë 7 mars, dy ditë pasi që Thaçi për publike nismën e tij për themelimin e ushtrisë.

I gjithë investimi do të fillojë me “Rikonstruimin dhe asfaltimin e rrugëve ne kazermën e FSK-se ne Prishtinë”, projekt ky i cili parashihet të jetë dy vjeçar. Pas shpalljes së fituesit të tenderit punimet në këtë kazermë do të fillojnë më 5 maj. Ky projekt do t’i kushtojë MFSK’së, 12 mijë euro.

Projekti i dytë do të jetë, “Renovimi i objektit të policisë së Forcës në Kazermën e FSK-së Prishtinë”. Ky investim pritet të kushtojë 180 mijë euro. Punimet lidhur me këtë tender pritet të fillojnë më 14 prill të këtij viti.

Projekti i tretë do të jetë ndërtimi“Ndërtimi I kullës së repelimit për kërkim-shpëtim në Kazermën e FSK-së në Pomozotin”. Projekti pritet të kushtojë 40 mijë euro. 

 E udhëheqësit e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës do të përkujdesen edhe për “Ndërtimin i poligonit për stërvitje taktike”, për kazermën e FSK-së në Ferizaj. Ky investim do t’i kushtojë MFSK’së 80 mijë euro. 

FSK do ta bëjë ndërtimin edhe tëpoligonit të udhëheqësve në Kazermën e FSK’së në Ferizaj. Kjo do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 190 mijë euro.

E i gjithë ky investim do t’i kushtojë MFSK’së afro 500 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat