Momenti kur Xhevahir Hasanajt i ndahet çmimi i parë

Aktuale

Momenti kur Xhevahir Hasanajt i ndahet çmimi i parë

Më: 13 prill 2017 Në ora: 13:44
Xhevahir Hasanaj, mori sot çmimin si kadeti me i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike.

(E plotësuar) -  Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Xhevahir Hasanaj, sot ka marrë çmimin si kadeti më i mirë i huaj në fushën ushtarake nga Akademia ‘Royal Military Academy Sandhurst’, në Londër.

Këtë çmim Hasanajt ia dhuroi vetë kryeministrja britanike Theresa May, në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte pjesë e kësaj ceremonie.

Por, para se ky çmim t’i ndahej Hasanajt, akademia është përkujdesur që të intonojë edhe Himnin e Republikës së Kosovës, i cili u bë për nder të kadetëve dhe pranisë së presidentit Thaçi.

Fillimisht intonohet Himni i Kosovës, më pas i ndahet çmimi oficerit nga radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Xhevahir Hasanaj.

 
 
Oficeri i FSK-së shpallet më i miri në Akademinë Ushtarake Britanike

Oficeri i FSK-së, Xhevahir Hasanaj, mori sot çmimin si kadeti me i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike.

Çmimin ia dorëzoi kryeministrja britanike, Theresa May.

Oficerët tanë të rinj, Xhevahir H. Hasanaj dhe Arlind I. Bajrami, diplomuan sot në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe, e cila është një prej akademive më prestigjioze në botë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat