Pajaziti fton deputetët ta votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Aktuale

Pajaziti fton deputetët ta votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Nga: B.S Më: 10 maj 2017 Në ora: 11:25
Kreu i GP-së së PDK-së, Zenun Pajaziti

Kreu i GP-së së PDK-së, Zenun Pajaziti tha se sot nuk përfaqëson një grup politik. Ai i tha kryeministrit se do te dëshironte të ishte bashkëpunëtor i të gjithëve jo vetëm i bashkëpunëtorëve të tij.

Pasi ka numëruar dështimet e qeverisë Mustafa, me të cilin ishte në koalicion PDK-ja, Pajaziti ka thënë se nuk ka koordinim mes partnerit dhe ka ftuar deputetët të shfaqin vullnetin e tyre për votimin kundër.

Pajaziti tha se ky mocion nuk bëhet për t'i përsëritur sukseset e qeverisë.

Ai tha se ky vend ka ngecje.

Pajaziti ka përmendur sjelljen bllokuese te opozitës.

Ai tha se PDK ka qenë në kërkesë nga partia për koordinim.

Sipas tij vullneti i PDK-së është ne harmoni me kërkesat e qytetarëve.

Ai tha se ka pasur ngecje por edhe zhvillim ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat