“LAA, po mbështet PAN-in, pa Vetëvendosjen në krye s'ka qeveri”

Aktuale

“LAA, po mbështet PAN-in, pa Vetëvendosjen në krye s'ka qeveri”

Nga: P.R Më: 19 qershor 2017 Në ora: 15:59
Avni Tafili

Kandidati për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Tafili, përmes një postimi në facebook ka komentuar hezitimi e LDK-së dhe partnerëve të saj në koalicion për të hyrë në koalicion me Vetëvendosjen.

Sipas Tafilit, Nëse LAA nuk pranon te formojë qeverinë me Vetëvendosjen, atëherë i bie qe po mbështet formimin e qeverisë nga PAN-i.

“Nëse LAA nuk pranon të formojë qeverinë me Vetëvendosjen!, atëherë i bie që po mbështet formimin e qeverisë nga PAN-i. PAN-i nuk mund ta formojë qeverinë. Edhe po të bënte ndonjë përpjekje, duke manipuluar ndonjë deputet nga LAA-i, do të ishte jetëshkurtër dhe jofunksionale. Pa Vetëvendosjen! ne krye, s'ka qeveri!”, ka shkruar Tafili, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat