"Ende nuk dihet nëse kjo qeveri do ta formojë ushtrinë, shkak është Lista Serbe"

Aktuale

"Ende nuk dihet nëse kjo qeveri do ta formojë ushtrinë, shkak është Lista Serbe"

Nga: H.Orana Më: 15 shtator 2017 Në ora: 15:00
Ilustrim

Kosova ende është pa ushtri. Qeveritarët vite më radhë kanë premtuar se shumë shpejtë FSK-ja do të shndërrohet në FAK. Megjithatë kjo nuk ndodhi.

Tani me qeverinë e re ende nuk është përmendur në programin e ri të qeverisë. Kjo madje është parë si një çështje shumë e vështirë, për shkak të Listës Serbe që ka zënë vend në këtë qeveri.

Kështu është deklaruar edhe zyrtari i LDK-së, Dardan Velija.

“Ende nuk e kemi parë programin e qeverisë dhe nuk e dijmë nëse formimi i ushtrisë të jetë pjesë e këtij programi qeversisës. Duke ditur fuqinë që ka Lista Serbe në këtë qeveri, është vështirë të parashikohet që do të ketë krijim të ushtrisë”, thotë Velija për “Bota sot”./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat