Gjykata sot vendos për sulmuesin e gazetarit Kajtazi

Aktuale

Gjykata sot vendos për sulmuesin e gazetarit Kajtazi

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 15:33
Sulmuesi Fitim Thaçi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca ku pritet që t’i caktohet masa e paraburgimit ose jo për personin që të enjten sulmoi fizikisht gazetarin Vehbi Kajtazi.

Sulmuesi Fitim Thaçi është dorëzuar mbrëmë në Polici dhe fillimisht i janë caktuar 48 orë mbajtje. Por prokurori I rastit ka kërkuar që për Thaçin sot t’i caktohet masa e sigurisë.

Avokati i sulmuesit Thaçi, Gazmend Halilaj tha për KP  në orën 16:00 pritet të fillojë seancë në të cilën do të vendoset për të mbrojturin e tij.

 Sipas tij prokurori ka kërkuar paraburgim për sulmuesin e gazetarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat