Zemaj: Do të bini në gropën që e hapët vet

Aktuale

Zemaj: Do të bini në gropën që e hapët vet

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 00:20
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha se të gjithë duhet t’i brengos fakti, që u krijua kjo Qeveri e keqe, e cila më së paku do të jetë në shërbim të qytetarëve të vendit.

“E them me bindje të plotë se këtij mandatari, nuk i intereson aspak ndryshimi as të metat që potencova që i kanë. Nuk i intereson përmirësimi i kushteve të jetës së qytetarëve. Krejt çka i intereson është të qenit kryeministër qoftë dhe i përkohshëm.

Vetëm e vetëm që të shndërrohet vegël e mashtrimit, për atë që njihet si nëntoka e pasluftës. Andaj e keni nisur në terr, e formalizuat koalicionin në terr. U votuat në terr dhe sigurisht do të përfundoni në atë që tha Memli Krasniqi në gropën që e keni hapur për të tjerët në atë do të bini vet”, tha Zemaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat