Lekaj ia kujton Kadaj-Bujupit kur qante për kryeministrin

Aktuale

Lekaj ia kujton Kadaj-Bujupit kur qante për kryeministrin

Më: 7 janar 2018 Në ora: 15:35
Donika Kadaj-Bujupi

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, iu ka përgjigjur ish-koleges së partisë, Donika Kadaj-Bujupi, tani deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i thënë se po shet moral në politikë.

Donika Kadaj-Bujupi fillimisht ka shkruar në facebook se nëse me të vërtetë i është refuzuar viza nga SHBA-të, kryeministrit, këtij të fundit nuk i mbetet gjë tjetër veç dorëheqjes.

“Dështimi i qeverisjes së vendit në mënyrë koherente me SHBA-të në fazën në të cilën gjendet vendi ynë është dëm i madh dhe çdokush që ka pjekuri shtet-formuese dhe ndjenja patriotike do të duhej të largohej nga skena politike për t’iu dhënë rast njerëzve të rinj e ide të reja, kreativitetit dhe më së shumti mençurisë shtet-formuese, ashtu që kombit tonë t’i hapen rrugët dhe të dalë nga izolimi i krijuar nga udhëheqës të papërgjegjshëm për gati dy dekada”, ka shkruar ajo.

Kurse, Lekaj ka pyetur se cila është e vërteta e moralit në politikë, meqë dikur qante pse po e pengojnë Ramushin të jetë në krye të ekzekutivit, kurse, sot po bënë thirrje të mos jetë aty.

“Cila është e vërteta e moralit në politikë, që bëjë thirrje për "politikë me moral", Donikë!?”, ka shkruar ai në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat