Deputeti i LDK-së: Ramushin duhet me mshel në odë, le të gjuajë me allti

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Ramushin duhet me mshel në odë, le të gjuajë me allti

Më: 7 janar 2018 Në ora: 17:07
Haxhi Avdyli

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli thotë se qytetarëve duhet t’i lëshohen vizat ndërsa ata që mendojnë se oda e katunit është qendra e botës duhet mbyllur aty. Reagimi i tij në FB vjen pasi Kryeministri, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ende nuk ka marrë konfirmim nga ambasada amerikane për lëshimin e vizës.

Deputeti i LDK-së duket se tërë statusin ia ka kushtuar kryeministrit, pasi ironizon me oda e me allti.

Debati i alltisë ka kohë që diskutohet nëpër rrjete sociale pasi ministri i Diasporës, Dardan Gashi ishte parë në një video duke gjuajtur nga xhami i një ode. Por, për këtë veprim Haradinaj kishte thënë se është traditë e shqiptarëve të gjuajnë,

Haxhi Avdyli mendon se personat e tillë duhet mbyllur në oda dhe duhet dhënë nga një armë për të gjuajtur.

“Jo po të duket. Qytetarit duhet hequr vizat , e atyre që mendojnë që oda e katundit të vet është qendra botës ,duhet me i mshel në oda. Bile edhe një allti duhet me ia dhënë që të gjuajnë”, shkruan Avdyli në FB, pasi nëpër media po raportohet se kryeministrit nuk ia kanë dhënë vizën për të udhëtuar në Amerikë.

Për këtë çështje kanë reaguar edhe shumë fytyra publike përfshirë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës. Mos dhënien e vizës mediat e kanë lidhur me iniciativën e liderëve kosovarë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Për të cilën është raportuar se shumë shpejt pritet të ngrihen aktakuzat e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat