Quni: Nuk i frikësohemi Speciale

Aktuale

Quni: Nuk i frikësohemi Speciale

Më: 8 janar 2018 Në ora: 21:06
Anton Quni

Njëri prej figurave kyçe të Betejës së Koshares, tash deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka folur rreth shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Quni deklaroi për Tribuna Channel se LDK do të qëndrojë krah thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar, lidhur me Specialen.

Ai tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës është luftë e pastër dhe nuk duhet të frikësohet askush.

Quni mohon se udhëheqës të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së kanë pasur bisedime me deputet të LDK-së, për të votuar shfuqizimin e Speciales.

Por, kush sipas Qunit po i frikësohet Gjykatës Speciale?

“Edhe në paqe ndodhin krime. Është e natyrshme që në një situatë konfilktuoze të ndodhin krimet. U ndodhin edhe ushtrive të tjera”, tha deputeti i LDK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat