Albulena Haxhiu i reagon Doruntina Malokut për SHIK-un

Aktuale

Albulena Haxhiu i reagon Doruntina Malokut për SHIK-un

Nga: A.M. Më: 11 janar 2018 Në ora: 17:47
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth deklaratës e deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntina Maloku lidhur me iniciativën për hetimin e SHIK-ut.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se në mandatin e kaluar grupi parlamentar i LDK, nuk i jepte nënshkrimet sepse kishin koalicion me PDK dhe se edhe në këtë legjislaturë po i presin  nënshkrimet e LDK-së.

Postimi i plotë:

Nuk munda të mos reagoj pas deklaratës për medie të deputetes së LDK, Doruntina Maloku.

Kur gazetari e pyet lidhur me iniciativën për hetimin e SHIK'ut, ajo shton se nuk do ta përkrahin iniciativën për hetimin e SHIK'ut sepse dominon PDK'ja në Komision dhe se një iniciativë të tillë e kanë përkrahur në mandatin e kaluar sa ka qenë në pushtet LDK.

Të dyja këto janë të pavërteta.

Së pari, në mandatin e kaluar ne kemi nisur mbledhjen e nënshkrimeve për hetimin e SHIK'ut por ama grupi parlamentar i LDK, nuk i jepte nënshkrimet sepse kishin koalicion me PDK dhe kishin votuar Kadri Veselin per Kryetar Kuvendi. Vetëm disa deputetë të LDK i kishin dhënë individualisht por jo si grup! Madje sa LDK ka qenë në Qeveri në mandatin e kaluar, nuk e ka ndërrmarë asnjë veprim për zbardhjen e vrasjeve politike. Madje në kohen sa Isa Mustafa ishte kryeministër vdiq dhunshëm aktivisti jon? Astrit Dehari!

Sot, në komisionet parlamentare, PDK, përfaqësohet nga vetëm 2 anëtarë, pra nuk e kanë shumicën dhe as nuk i kanë 3 si në mandatin e kaluar.

Edhe në këtë legjislaturë ne po i presim nënshkrimet e LDK'së.

Sipas ligjit për hetim parlamentar, komisionin nuk mund ta drejtoj grupi që e inicion pra nëse ne e inicojmë, lehtësisht mund të dakordohemi që ta kryesoj LDK, vetëm le t'i japin nënshkrimet!

Nëse LDK e ka seriozisht, le të veprojn?, në të kundërtën po përfundojnë duke i kujtuar aktivistet e tyre, vetëm në kohë zgjedhjesh. Kjo është e ulët!

Lexo edhe këtë lajm

Doruntina Maloku: Nuk do të lejojmë që PDK ta formojë komisionin për SHIK-un

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat