Flet Molliqaj: Jam i zhgënjyer ndaj Kurtit, Haxhiut e Sveçlës

Aktuale

Flet Molliqaj: Jam i zhgënjyer ndaj Kurtit, Haxhiut e Sveçlës

Nga: G.B Më: 11 janar 2018 Në ora: 19:26
Dardan Molliqaj

Deputeti i Lëvizjes vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se është lajm i mirë për VV, pasi do të mbahet takimi i përbashkët me Grupin Parlamentar, për të gjetur rrugëdalje nga kriza, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ndihet i zhgënjyer që anëtarja e kryesisë Dejona Mihali ka votuar kundër propozimit, ndërsa që Kurti, Haxhiu e Sveçla kanë abstenuar.

Postimi i plotë:

Lajm shumë i mirë për Lëvizjen, aktivistët e saj si dhe për të gjithë simpatizuesit tanë vendimi i djeshëm i Kryesisë së Lëvizjes për takim të përbashkët me Grupin Parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kjo krizë, takim ky në të cilin padyshim se do të marrë pjesë.

Falenderoj të gjithë ata që e mbështetën këtë iniciativë në të mirë të Lëvizjes. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i tejkalojmë problemet që kemi.

Megjithatë, ndihem tepër i zhgënjyer që anëtarja e kryesisë Dejona Mihali votoi kundër këtij propozimi, ndërsa deputetët të cilët janë edhe anëtarë kryesie, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla abstenuan dhe nuk votuan pro kësaj iniciative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat