Molliqaj deklaroi se Dejona Mihali votoi kundër, mirëpo ja çfarë pretendon ajo!

Aktuale

Molliqaj deklaroi se Dejona Mihali votoi kundër, mirëpo ja çfarë pretendon ajo!

Më: 11 janar 2018 Në ora: 22:09
Dejona Mihali

Zyrtarja e Lëvizjes “Vetëvendosje”nga Shqipëria, Dejona Mihali ka reaguar  pasi Dardan Molliqaj deklaroi se ajo votoi kundër një takimi të përbashkët të personave që dhanë dorëheqje nga strukturat e partisë me kryesinë e LVV-së.

Mihali thotë se Molliqaj është dashur njëherë të pyes atë e jo të shkruaj statsuë në rrjetet sociale.

“Një ditë do të bëhet më mirë për Lëvizjen e me shumë punë edhe për Kosovën. Unë do të qëndroj sa të kem frymë në krahun e Lëvizjes dhe të Kosovës”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

Taksirat bëja EDIT sërish komentit në Facebook Dardan Molliqaj. Unë nuk kam votuar kundër.

E ke pasur lehtë ta konfirmosh këtë gjë, mund të më telefonoje dhe të më pyesje. Por tash na flet përmes Facebook.

Është mirë këtë jetë që kemi ta jetonim të plotë e me kuptim.

Një ditë do të bëhet më mirë për Lëvizjen e me shumë punë edhe për Kosovën. Unë do të qëndroj sa të kem frymë në krahun e Lëvizjes dhe të Kosovës.

Kjo është ftesa, thirrja e vetme dhe e përhershme që kam pasur e kam për veten së pari e për këdo që kam pasur pranë – të jetoj e punoj shqiptarisht. Të tjerat, të gjitha janë anësore dhe të kapërcyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat