"Presidenti Rugova kishte informacione për veprimtarinë e Thaçit, Veseli dhe Haradinaj, ndaj nuk i ngriti në pushtet"

Aktuale

"Presidenti Rugova kishte informacione për veprimtarinë e Thaçit, Veseli dhe Haradinaj, ndaj nuk i ngriti në pushtet"

H.O. Nga H.O. Më 12 janar 2018 Në ora: 20:52
Hashim Thaçi/ Kadri Veseli/ Ramush Haradinaj

Gjykata Speciale mund të rrëzojë qeverinë aktuale, mund të marr si të akuzuar disa pushtetarë, e të cilët duhet të dorëhiqen. Kësisoj mund të ndodhin ndryshime të mëdha në qeverisjen e tanishme.

Por publicisti dhe njohësi i çështjeve politike, Idriz Zeqiraj thotë se kjo qeveri me doemos duhet të dorëhiqet. Ai duke folur për pushtetarët thotë se Presidenti Ibrahim Rugova kishte informacione për veprimtarinë e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt e Kadri Veseli, andaj iu vuri kryq ngritjes në pushtet të tyre.

“Presidenti Rugova kishte informacion të saktë se Hashim Thaçi ka hyrë në ingranazhin e shërbimeve sekrete të huaja. Prandaj i vuri kryq ngritjes së tij në pushtet. E njëjta gjë vlen sot për kryeparlametarin Veseli dhe kryeministrin aktual Haradinaj. Kryeministri aksidental, i akuzuari bazik për krimet serike, përgjakjen e Rrafshit të Dukagjinit, me bandat e tij, tashmë, është peng i krimeve. Rrjedhimisht, nëse ai, dikur, ishte shef i bandave, tani është rob i tyre, andaj edhe i kalaveshon me poste njerëzit me të kaluar kriminale”, thotë publicisti Zeqiraj.

Ai thotë më tutje se tashmë ka shumë fakte që dëshmojnë për konspiracionin e kryeministri Ramush Haradinaj me Serbinë.

“Qëndrimi në "burgun" hotel, në Colmar të Francës, akuza dhe lirimii tij nga Franca, në koordinim me Serbinë; Votimi i "Listës serbe" për atë dhe qeverinë e tij; lavdërimi i një gjenerali serb, kojshi i Ramushit, për luftën kundër serbëve; votimi me postë në grup dhe komandë nga serbët dhe malazezët, në Serbi e Mal të Zi, për partinë e tij, AAK-në, në zgjedhjet lokale në Komunën e Istogut, janë shumë domëthënëse dhe ngjallin dyshimin e bazuar të konspiracionit të kryeministrit me Serbinë. Edhe pse opozita ka kërkuar shpjegim e transparencë, për marrëveshjet e mundshme, kryeministri "e ka bërë veshin e shurdhër", thotë Zeqiraj./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat