Thaçi kërkon propozime për ata që meritojnë të dekorohen me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë

Aktuale

Thaçi kërkon propozime për ata që meritojnë të dekorohen me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë

Më: 13 janar 2018 Në ora: 15:22
Ilustrim

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore do të nderojë personalitete të ndryshme me Medaljen Presidenciale Jubilare për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë.

Duke pasur personalitete të shumta, si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, që kanë kontribuar për pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë gjatë dekadës së parë të pavarësisë, presidenti Thaçi i fton institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët, që të kontribuojnë me propozimet e tyre për personalitetet që vlerësojnë se duhet të dekorohen me këtë medalje, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Të gjithë ata që duan të kontribuojnë me propozime, luten që ato t’i arsyetojnë dhe dërgojnë në adresën e Komisionit Vlerësues për Dekorata: [email protected];

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Medaljen Presidenciale Jubilare për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë do ta ndajë gjatë tërë këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat