Anëtari i LDK-së lutet për shëndetin e Isa Mustafës

Aktuale

Anëtari i LDK-së lutet për shëndetin e Isa Mustafës

Nga: Bota sot Më: 15 janar 2018 Në ora: 10:43
Isa Mustafa

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kandidati për Asamblenë Komunale në Prizren, Shukri Abdullahu, ka thënë se po lutet për shëndetin e ish-kryeministrit të vendit Isa Mustafa.

Përmes një reagimi të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, Abdullahu ka thënë se Mustafa është kryeministri më i suksesshëhm që prej pasluftës, duke thënë se ai ka ende për të dhënë.

Më poshtë reagimi i plotë i tij:

Lutem për shëndetin e ish-kryeministrit më të suksesshëm të Republikës së Kosovës dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më ka rënë ta takoj disa herë kryetarin e sidomos më së shpeshti gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit lokale, ku kam qenë kandidat për Asmablen Komunale në Prizren. Njeri I mençur, I urtë dhe modest para së gjithash lider me background të pasur.

Kryeministri më i suksesshëm që prej pasluftës në historinë e re të Republikës së Kosovës, edhe pse kishte një opozitë të ndyrë, të paedukuar dhe arrogante prapë pati suksese të prekshme në menaxhimin e shtetit të Kosovës.

Dashtë zoti që ta kalojë edhe këtë sfidë dhe t’I kthehet familjes, Partisë dhe shtetit të Kosovës, sepse ka ende për të dhënë./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat