"Edhe Rusia mund të jetë përfshirë në vrasjen e Ivanoviq"

Aktuale

"Edhe Rusia mund të jetë përfshirë në vrasjen e Ivanoviq"

Më: 16 janar 2018 Në ora: 20:49
Policia e Kosovës

Ish- ambasadori kosovar, Lulzim Peci ka theksuar se vrasja e Ivanoviq është një lajm i keq për vendin, e sidomos për serbët e Kosovës.

Ai në një shënim në Facebook nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e infiltrimit të rusëve në këtë vrasje.

Shënimi i plotë:

Vrasja e Ivanoviqit do te jete nje gur i rende qe do te trazon paqen dhe sigurine ne veri, si dhe perspektiven e pluralizmit politik te serbeve te Kosoves.

Kjo vrasje qe u krye derisa Ivanoviqi ishte ne proces gjyqesor eshte shume simptomatike. Vetem zbulimi i kryeseve dhe urdher-dhenesve te kesaj vrasjeje dhe denimi i tyre mund te krijoj rrethana per besimin e qytetareve te veriut ne shtetin e ligjit dhe jo ne sundimin e bandave dhe terrorit.

Zbardhja e kesaj vrasjeje nga autoritet e sigurise se Kosoves eshte jo vetem detyre, por edhe domosdoshmeri per nje te ardhme me te sigurte dhe te lire te komunitetit serb ne vendin tone.

Me kete rast, Serbia duhet t’i le anash spektaklet dhe te merre pergjegjesine per instalimin e bandave parashteterore ne veri te vendit.

Ketu, nuk mundet te neglizhohet edhe mundesia e interferimit te Rusise ne kete ngjarje. Tentim puci ne Malin e zi eshte ende i fresket, ndersa trazirat e mundshme ne Kosove, askujt nuk i shkojne pershtati, me shume se sa politikes se aq rivalizuese te Kremlinit me Perendimin ne Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat