Nesër homazhet për 16 vjetorin e vrasjes së Smajl Hajdarajt

Aktuale

Nesër homazhet për 16 vjetorin e vrasjes së Smajl Hajdarajt

Nga: N.H Më: 16 janar 2018 Në ora: 22:36
Smajl Hajdaraj

Djali i Smajl Hajdarajt, Shpëtimi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nesër, me datë 17.01.2018, me rastin e 16 vjetorit të vrasjes së deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Smajl Hajdaraj, mbahen homazhe në shenjë nderimi e përkujtimi.

Hajdaraj njofton se homazhet do të bëhen në ora 12:00, në varrezat e fshatit Zahaq të Pejës, përcjell "Bota sot".

Kujtojmë se Smajl Hajdaraj ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë. Ai u vra në një atentat më 17 janar 2002. Hajdaraj është laureuar me Dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë dhe Medaljen e Artë të Pavarësisë nga Presidenti i Kosovës. /BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat