Boshnjakët e Sanxhakut demantojnë mediat serbe në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale

Boshnjakët e Sanxhakut demantojnë mediat serbe në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit

Nga: Ismet Azizi Më: 18 janar 2018 Në ora: 18:34
Oliver Ivanoviç

Partia e Aksionit Demokratik e Sanxhakut dënon me forcë vrasjen e Oliver Ivanoviçit, presidentit të Iniciativës Qytetare "Serbia, Demokracia dhe Drejtësia" ("Srbija, demokratija, pravda").

PAD (SDA) Sanxhakut i kundërvihet fuqishëm të gjitha llojeve të dhunës, veçanërisht ato të motivuara  në aspektin kombëtar, fetar e politikisht, dhe konsideron se me vrasje dhe dhunë nuk mund të zgjidhet  asnjë problem.

PAD (SDA) Sanxhakut u bën thirrje autoriteteve kompetente shtetërore të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare   të ndriqojnë vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe  të sigurojnë paqen, drejtësinë dhe sigurinë e plotë, e cila është baza për stabilitetin në këtë rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat