Kryetari i Prishtinës nga radhët e VV-së, Shpend Ahmeti për herë të parë ka folur në detaje rreth mosmarrëveshjeve që kanë ndodhur së fundmi brenda partisë.
Ahmeti ka dhënë disa arsye pse deri më tani nuk ka dashur të flasë rreth kësaj çështjeje.
‘’Unë nuk kam dashur të flas se nuk kam e konsideruar veten palë në këtë që ka ndodhur në VV. E kam parë që kanë spekuluar dhe kanë thënë se është klan i Shpendit, por qëllimi ka qenë që ta mbajmë bashkë VV-në. Cdo fjalë po matet në vagë të argjendarisë. Me bo me than dicka, menjëherë tingëllon si anim’’, ka thënë Ahmeti në RTV Dukagjini.
Tutje ai ka thënë se arsye tjetër është se e ka pasur edhe një ndjenjë zhgënjimi, pasi thotë se kur i është bashkuar kësaj partie, kanë menduar se forca progresive duhet për ta mundur të keqen.
‘’Arsyeja tjetër është nga një ndjejë e zhgënjyer, jo nga partia por kur kam hy në VV kam hyrë me ide se duhet forca porgresive për ta mujtë të keqen. Dijen e kemi pasë, kapacitet dhe guximin, por jo organizimin, përvojën dhe grupin që VV e kishte ndërtuar’, ka shtuar Ahmeti.