Presidenca nënshkroi kontratë në vlerë gjysmë milion euro për konsulencë

Aktuale

Presidenca nënshkroi kontratë në vlerë gjysmë milion euro për konsulencë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 23:35
Hashim Thaçi

Zyra e Presidentit ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi gjysmë milion euro për shërbimet këshilluese për nevojat e saj.

Në njoftimin e publikuar në Komisioni Rregullaiv për Prokurim Publik (KRPP) bëhet e ditur se Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka nënshkruar kontratën për shërbime të konsulencës për nevoja të Presidencës.

Kontratën në vlerë prej 517 mijë e 198 euro e 56 centë, Presidenca e ka nënshkruar me kompaninë amerikane “BALLARD PARTNERS, INC” , nga Florida e Shteteve tw Bashkuara të Amerikës.

Paratë për këtë kontratë janë siguruar nga Buxheti i Kosovës dhe për të Presidenca kishte parashikuar deri në 530 mijë euro.

Sipas njoftimit, kontrata është me kohëzgjatje pre 12 muajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat