Kurti tregon se kur e mori vendimin për të rikandiduar për kryetar

Aktuale

Kurti tregon se kur e mori vendimin për të rikandiduar për kryetar

Më: 23 janar 2018 Në ora: 12:35
Albin Kurti

Kryetari i vetëvendosjes Albin Kurti, në një konferencë për media i është përgjigjur interesimit të gazetarëve në lidhje me atë se kur e kishte marrë vendimin për të rikandiduar për kryetar të partisë.

Kurti tha se e kishte konsideruar rikandimin në momentin kur ish kryetari i VV-së Visar Ymeri kishte shprehur mosinteresimin e tij për një tjetër mandat, ndërsa thotë se vendimin përfundimtar e ka marrë në dhjetor, pas bojkotimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

 “Pas zgjedhjeve parlamentare mua mu bë e qartë nga Visar Ymeri se ai nuk është i gatshëm për një tjetër mandat dhe nga vera e kaluar kam menduar të rikthehem si kryetar i VV-së. Vendimi erdhi atëherë kur u bojkotua mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së në dhjetor të Vetëvendosje”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat