Deputetja e LDK-së: Haradinaj nuk po sillet si kryeministër, por si...

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Haradinaj nuk po sillet si kryeministër, por si...

Më: 23 janar 2018 Në ora: 22:53
Ramush Haradinaj

Gjendja në të cilën është katandisur Kosova, sipas deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri tashmë nuk ka mundësi tjetër përveç zgjedhjeve të reja. Ajo në emisionin “Rubikon”, ka thënë se qëndron prapa vendimit të partisë së saj karshi çështjes së Gjykatës Speciale.

Madje, ajo kryeministrin Haradinaj e sheh ende si një “kryetar i një partie të vogël” e që sipas saj, duhet të vetëdijesohet e ta prezantojë postin që e ka.

“Duke ju falënderuar SHBA-së ne kemi një Gjykatë me ligjet e Kosovës. Tash unë nuk po mund ta kuptoj këtë kryeministër i cili po sillet si të jetë kryetar i një partie te vogël, nuk duhet të sillet si i tillë, është kryetar i shtetit, atë që i nevojitet Kosovës, edhe nëse ka qenë kauzë e tij, duhet të dalë para qytetarëve e të thotë jam kryeministër”, ka thënë Gaxheri.

“Unë po e shoh shumë keq këtë kryeministër i cili asnjëherë prej ditës që e ka marrë këtë post nuk është sjell si i tillë, vetëm një kryetar i cili ka marrë petkun e kryeministrit dhe ka fuqi. Duhet urgjentisht të shpallen zgjedhjet, para se të shkohet ne zgjedhje duhet të mblidhen liderët e partive politike që të zgjedhin temat nacionale se mjaft më u morëm me poenë politik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat