Krasniqi: Në Kuvend të ketë më shumë deputetë të zotë, e më pak sharlatan që vijnë për të argëtuar publikun

Aktuale

Krasniqi: Në Kuvend të ketë më shumë deputetë të zotë, e më pak sharlatan që vijnë për të argëtuar publikun

Nga: G.B Më: 25 janar 2018 Në ora: 14:26
Kuvendi i Kosovës

Albert Krasnqiqi nga KDI ka komentuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku disa deputetë diskutuan për nivelimin e pagave të Trustit me ato të BQK-së.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kuvendi duhet të ketë më shumë deputetë që janë të zotët në profesione të caktuara dhe më pak sharlatan siç i ka quajtur ai, që në Kuvend vijnë për të argëtuar publikun, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Pas shumë kohësh që përcjell seancat e Kuvendit, sot pata rastin të dëgjojë argumentim përmbajtjesor të dy deputetëve se pse duhet niveluar pagat e Trustit me ato të BQK-së.

Kështu të bindin për vendimet që i marrin, të kursejnë prej kontaminimit nga debatet e kota dhe populiste, e më e rëndësishmja i kursejnë edhe disa mjete të buxhetit të Trustit.

Kuvendi i Kosovës duhet të ketë më shumë deputetë që janë të zotët në profesione të caktuara, e më pak sharlatan që vijnë në Kuvend në saje të argëtimit të publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat