Reagim i Kryetarit të Partisë Liberale të Kosovës - Z.Skender Gashi

Aktuale

Reagim i Kryetarit të Partisë Liberale të Kosovës - Z.Skender Gashi

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 20:31
Skender Gashi

Sot më 02.02.2018 Lideri i Partisë Liberale të  Kosovës Z.Gjergj Dedaj ka thirrur një Mbledhje të Kryesisë së Partisë .

Kjo mbledhje është mbajtur pa dijeninë dhe pa prezencën time  si Kryetar i Partise Liberale të Kosovës , i zgjedhur më 17 Dhjetor 2016   .

Mbledhja është mbajtur jashtë rregullave të statusit të Partisë , në Restoran "Baron" në Prishtinë . 

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë  vetëm 5 anëtarë të  Partisë   Liberale të Kosovës , ndërsa Partia numëron 25 anëtarë. 

Anëtarët tjerë janë njoftuar nëpërmjet telefonit nga Gjergj Dedaj ndërsa unë si kryetar nuk kam qenë i njoftuar fare.

Kjo mbledhje dhe ky vendim janë bërë në mënyre" tinëzare"dhe është i papranueshëm nga ana ime.

Për rrjedhojë të mëtutjeshme ju njoftoj ditëve në vijim.

Me respekt , Kryetari i Partisë Liberale të Kosoves  - Skender Gashi , Prishtinë 

02.02.2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat