Agjenti që e kishte “rekrutuar” Hashim Thaçin, merr pjesë në takimin me Macron-in

Aktuale

Agjenti që e kishte “rekrutuar” Hashim Thaçin, merr pjesë në takimin me Macron-in

Më: 14 mars 2018 Në ora: 15:54
Pamje nga takimi Thaçi-Macron

Arneud D’anjean tani është anëtar i Parlamentit Europian. Por, ai dikur është përfolur si një agjent i DGSE’së që e ka rekrutuar Hashim Thaçin. Ky francez, sot, është parë në Zyrat e Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një tavolinë bashkë me Hashim Thaçin dhe zyrtarë tjerë.

Në një dokumentar  të Canal + që media e ka transmetuar dy vjet më parë,  dikur oficer hulumtues për çështje të Ballkanit në shërbimin sekret francez DGSE Arnaud Danjean, përshkruhet si mik i Hashim Thaçit.

Po ashtu thuhej se ai kishte ndërmjetësuar në raportet ndaj Shërbimit Sekret Francez me Thaçin. Pas 7 viteve në DGSE, ai aktualisht  është deputet në Parlamentin Europian. Ai gjithashtu flet gjuhën serbe dhe mund të thuhet se është specialist për Ballkanin.

“Ne kemi dashur ta dimë se si është bërë rekrutimi i Hashim Thaçit, por Danjean nuk pranoi të flasë për këtë çështje” thuhej në dokumentarin e Canal +

Sido që të jetë eprori i Danjean Pierre Siramy, madje kishte pranuar se Franca e ka furnizuar me armë UÇK ‘në.

Lidhja franceze me Hashim Thaçin kishte filluar në Francë, në Kështjellën e Rambujesë. Madje thuhet se aty Thaçi ishte bërë agjent i Francës

Se a u bë Hashim Thaçi agjent sekret, Siramy thotë, ‘Po, ai është bërë agjent”.

Por, këto  lidhje të Thacit me D’anjean, sipas Express, s’kanë përfunduar.

Hashim Thaci ka bërë sot një vizitë të paparaljmëruar tek Presidenti i Francës Emanuel Macron në Pallatin Elize.

“Sot, në Pallatin Elysee pata kënaqësi të pritem nga presidenti i Francës, Emannuel Macron, me të cilin zhvilluam një bisedë miqësore.

Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE.

Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës.

Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën.

E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë.

Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës. HTH” ka shkruar Thaci.

Por, në fotografitë që janë publikuar sot bashkë me Thacin, këshilltarin e tij Bekim Collakun, Ambasadorin e Kosovës dhe zyrtarë tjerë shihet edhe D’anjean agjenti i dikurshëm tani i shndërruar në politikan.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat