Gani Geci parashtron pyetjen: A më e vjetër është gjuha shqipe apo feja muslimane, katolike apo ortodokse?

Aktuale

Gani Geci parashtron pyetjen: A më e vjetër është gjuha shqipe apo feja muslimane, katolike apo ortodokse?

Nga: P.R Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:25
Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, përmes një postumi në facebook, ka kërkuar sqarime nga historianë shqiptarë dhe teolog të tre feve, asaj muslimane, katolike dhe ortodokse.

Ai ka parashtruar  se a është më e vjetër është gjuha shqipe apo feja muslimane, feja katolike apo feja Ortodokse?

“Po e bëj këtë pytje për të qenë i qartë se kush e flet këtë gjuhë, a ma parë lidhet prej gjuhëss apo prej fesë? Sipas logjikës sime fëmija së pari kur mbush dy vjet fillon të flasë, pra së pari mëson gjuhën, pastaj fetarët p.sh Katolikët e pagzojnë ,Muslimanët e bëjnë synet (djalin)”, ka shkruar Geci, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar historian shqiptarë, të nderuar teolog shqiptarë të tre feve: Muslimane Katolike dhe Ortodokse.

A keni mundësi me ma shpjegua se a ma e vjeter është gjuha shqipe apo feja Muslimane apo feja Katolike apo feja Ortodokse?

Po e bëj këtë pytje për të qenë i qartë se kush e flet këtë gjuhë, a ma parë lidhet prej gjuhëss apo prej fesë?

Sipas logjikës sime fëmija së pari kur mbush dy vjet fillon të flasë, pra së pari mëson gjuhën, pastaj fetarët p.sh Katolikët e pagzojnë ,Muslimanët e bëjnë synet (djalin).

Por, a ka mundësi që fëmija shqiptarë psh.mundet me lind në Kinë dhe nëse nuk jeton në rrethin ku flitet gjuha e prindërve fëmija mund ta mësoj një gjuhë tjetër,por unë po flas si tërësi dhe si teritor ku ne kemi jetuar brez pas brezi,pra po pyes që në këto pjesë ku flitet gjuha shqipe ndër shekuj.

Ne a ma përparë jemi te lidhur për gjuhe apo për feve ?

Tanimë dihet se Kombet kanë lindur më vonë se fetë por gjuhët ekzistojnë më herët se fetë.

Ne familjet e gjuhëve botërore dhe Evropiane, gjuha shqipe ështe një gjuhë e veçantë indo-evropiane dhe si e veçantë nuk takon as gjuhëve Sllave, as gjuhëve Gjermane,as gjuhëve Spanjolle ,as gjuhës Rome e as gjuhës greke, as gjuhës frenge, as gjuhës turke.

Gjuha jonë është gjuhë e veçantë, meqë është gjuhë e veçantë ta trajtojm si të veqantë, të na lidh mes vete veçanërishtë, pra te gjithë shqiptarët të lidhemi veçanërishtë për gjuhes tonë te veqantë që flitet para Krishtit e para Muhamedit dhe feja le të mbetet dëshirë,e gjuha obligim të na bashkojë.

Nuk po e them këtë në kuptimin Komunist që të ndalohen fetë se na jemi Shqiptarë por ta marrin si prioritet të lidhjes mes të gjithë neve që e flasim këtë gjuhë dhe të mos mbetet prioritet feja.

Një nënë Muslimane Shqiptare dhe e mbuluar së pari ia mson fëmijës së vet gjuhën që ajo flet në rreth ku jeton dhe ku flitet gjuha shqipe!

Po ashtu edhe një nanë Katolike Shqiptare në rrethin ku jeton dhe flitet shqip së pari ua mëson gjuhn fëmijës së vet.

Meqë ështe kështu që të dy nënat si ajo e besimit Katolik dhe si ajo e Besimit Musliman së pari po ia mëson gjuhën fëmiut edhe ne kur të rriteni është më së miri të lidhemi prej asaj gjuhe që na e kanë mësuar nënat tona qofshin muslimane apo katolike!

Pra gjuha fillimisht flitet në familje pastaj në rreth apo fshatë, pastaj në rreth më të gjërë, pastaj në një trevë, pastaj me gjërë deri sa bëhemi një komunitet i madhë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat