Ky është njeriu që Xhavit Haliti e akuzon për atentatin ndaj tij, përmend snajperin dhe eksplozivin

Aktuale

Ky është njeriu që Xhavit Haliti e akuzon për atentatin ndaj tij, përmend snajperin dhe eksplozivin

Nga: P.R Më: 19 mars 2018 Në ora: 18:17
Xhavit Haliti e Ylli Selaj

Kohë më parë, saktësisht para 4 vitesh, ishte raportuar në media se ishte duke u përgatitur një atentat ndaj Xhavit Halitit, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga PDK.

Ndërsa, së fundi është publikuar edhe dëshmia që Xghavit Haliti ka dhënë në Prokurorinë Speciale, lidhur me organizatën “Syri i Popullit”, ku Haliti kishte treguar edhe me emra ata, që sipas tij kishin përgatitur atentatin ndaj tij.

 “Unë për këtë e kam njoftuar ambasadën tonë në Bruksel. Po ashtu para 4-5 vitesh më ka njoftuar Sabit Geci dhe Xheladin Geci se një person i quajtur Ylli Selaj i cili jeton afër Parisit në Francë e kishte paguar Xheladin Gecin respektivisht ja ka ofruar snajperin dhe eksplozivin për të kryer atentat ndaj meje, e di se ky person është anëtar i LPK-ës, për këtë i kam njoftuar ndërkombëtarët”, ka thënë Haliti në dëshminë e tij në Prokurori, transmeton insajderi.

Por kush është Ylli Selaj, të cilin e akuzon Haliti për përgatitjen e atentatit?

“”Bota sot”, ka arritur që të sigurojë disa foto të Ylli Selajt, i cili sikur edhe Haliti, ka qenë njëri nga veprimtarët e LPK-së, kryesisht në Francë, ku Ylli Selaj ka ushtruar veprimtarinë e tij.

Po ashtu, në foto ai shfaqet përkrah Bardhyl Mahmutit, ish anëtar i LPK-së.

Image
Ylli Selaj dhe Bardhyl Mahmuti

Lexo edhe këtë lajm: “Atentatori” i përgjigjet Xhavit Halitit për akuzat për vrasje, zbulon detaje tronditëse: Ju me Hashimin e keni vrarë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat