Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti ka komentuar deklaratën e zyrtarit serb rreth listës së Interpolit, ku ai thotë se janë të përmendur edhe emrat e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj. Ndërkaq, analisti Mehmeti thotë se kthimi i emrave të krerëve të shtetit në këtë listë, është bërë me kërkesën e tyre.
“Besoj se kthimi i Hashimit dhe Ramushit në listën e Interpolit është bërë me kërkesën e tyre, për mos t'u idenrifikuar "delja e zeze". Kjo ndodh për ta përdorur si propagandë përpara popullit për gjoja "patriotizëm", armiqësi ndaj Serbisë. Nuk ka sens që Serbia t'i heq dhe prap t'i rikthej, heqja nga lista e Interpolit ka ndodhur pas lëshimeve të mëdha të Hashimit dhe Ramushit. Ndërsa kthimi ka ndodhur me kërkesën e tyre, sa për sy e faqe pasi Serbia as nuk është e interesuar t'i arrestoj”, thekson Mehmeti.
Lajmin e plotë tek Mediat Shqiptare mund ta gjeni KËTU.