Kusari-Lila tregon si u kërcënua nga “bashkëpunëtori” i Thaçit

Aktuale

Kusari-Lila tregon si u kërcënua nga “bashkëpunëtori” i Thaçit

Më: 15 prill 2018 Në ora: 13:07
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për kërcënimin që i është bërë dy ditë më parë nga një person, të cilin ajo e quan bashkëpunëtor të presidentit Thaçi.

Kusari-Lila ka thënë se është kërcënuar nga një person pas kritikave që i ka drejtuar Thaçit, dhe me të bërë publike, persona me të njëjtin mbiemër i kanë thënë se nuk e ka pas seriozisht personi në fjalë.

“Kërcënimet drejt meje kanë ardhur pas kritikave të mija, drejtuar presidentit Thaçi. Rastin nuk e kam paraqitur fare në polici. Të njëjtin rast vetëm e kam bërë publik, kërcënuesi nuk e ka vazhduar avazin e kërcënimeve, disa persona me mbiemër të njejtë më kanë shkrua që nuk e ka pas ai seriozisht”, ka thënë Kusari-Lila, për Insadjerin.

Ajo ka thënë se ka kritikuar presidentin në lidhje me deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova dhe me largimin e tyre, me këtë sipas saj presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkelur kushtetutën e Kosovës.

“Kritikat e mija të fundit drejtuar presidentit kanë pas të bëjë me çështjen e deportimit të gylenistëve dhe domosdoshmërinë e largimit të tij më rastin e parë të verifikimit pasi ai e ka shkelur kushtetutën”, ka thënë Kusari-Lila.

Personi që ka kërcënuar Kusari-Lilën është punësuar në rrjetin e ujësjellësit KRU “Gjakova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat