Fidan Rekaliu zgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar jo formal të të rinjëve

Aktuale

Fidan Rekaliu zgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar jo formal të të rinjëve

Nga: N.A Më: 18 prill 2018 Në ora: 17:00
Fidan Rekaliu

Deputeti me i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se ka marur përkrahjen nga kolegët e tij deputetë për të drejtuar grupin parlamentar jo formal të të rinjëve.

Deputeti i LDK-së është shpresur se ka marr besimin e vlerësimin nga deputetët e tjerë, me traditë të mirë të krijuar nga legjislaturat e kaluara.

Rekaliu është shprehur se mandatin e tij si deputetë, në radhë të parë do të ja ofrojë në dispozicion, ideve, propozimeve, brengave dhe shqetësimeve që i kanë të rinjët e vendit.

Me poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Të dashur qytetarë, 
Shumë të çmuar të rinj të vendit tonë, 
Dua të shprehë kënaqësinë time për vendimin e deputetëve të rinj të Kuvendit të Republikës së Kosovës për të më zgjedhur në krye të Grupit Parlamentar Jo formal të të rinjëve. 
Në fillim të kësaj legjislature, e kam thënë se mandatin tim të deputetit, në radhë të parë do të ja ofrojë në dispozicion, ideve, propozimeve, brengave dhe shqetësimeve që i kanë të rinjët e vendit. Vendimi i sotëm përforcon shumë më tepër këtë përcaktim timin, për të punuar më të gjithë kolegët deputetë, në nismat dhe iniciativat e reja në interes të rinisë kosovare, përtej cfarëdo dallimi partiak në kaudër të kundërshtive parlamentare politike. 
Investimi dhe kujdesi i shtetit për rininë, është investim në vitalitetin e Republikës së Kosovës. Zhvillimi i përgjithshëm ekonomik, social, kulturor, arsimor, shkencor e inovativ, nuk mund të mendohet pa rininë tonë. Asnjëherë nuk është mjaftë në këtë drejtim. Unë do të jem me këdo që vlerëson dhe rezonon në këtë drejtim. 
Falenderoj të gjithë kolegët e mi deputetë për besimin e vlerësimin që më bënë sot, për të qenë në krye të këtij projekti, me traditë të mirë të krijuar nga legjislaturat e kaluara.

#LDK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat