Ministri i FSK-së demanton gjetjen e trupit të policit Armend Trena

Aktuale

Ministri i FSK-së demanton gjetjen e trupit të policit Armend Trena

Më: 4 maj 2018 Në ora: 20:27
Kërkimet për policin e zhdukur

Rrustem Berisha, Ministër i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka treguar se ende nuk është gjetur trupi i policit tjetër. Ai ka thënë se krejt çka është gjetur, është veç një pjesë e trupave të shtazëve.

“Kërkimet për gjetjen e policit po vazhdojnë, ajo që u gjet gjatë ditës se sotme nuk ka te beje me trupin e policit”, ka thënë ai. Berisha ka bërë me dije se kërkimet për gjetjen e trupit do të vazhdojnë nesër.

“Kërkimet për gjetjen e trupit të tij për sot përmbyllen edhe 30 min për të vazhduar nesër. Dyshohet se ajo që u gjet është pjesë e trupave te shtazëve dhe nuk ka të bëjë me rastin ne fjalë”.

Në ndërkohë sot në fshatin Stagovë të Kaçanikut i është dhënë lamtumira e fundit policit Malsor Dashi, trupi i të cilit u gjet dje në lumin Lepenc pas katër ditësh kërkime.

Policët Malsor Dashi dhe Armend Trena u zhdukën pas aksidentit të së shtunës mbrëma në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat