"Beteja e Koshares është planifikuar dhe ekzekutuar nga oficerë dhe ushtarë që vepronin në komandën e FARK-ut"

Aktuale

"Beteja e Koshares është planifikuar dhe ekzekutuar nga oficerë dhe ushtarë që vepronin në komandën e FARK-ut"

Nga: H.O. Më: 7 maj 2018 Në ora: 12:52
Beteja e Koshares

Për debatin e ‘fuqishëm’ që është zhvilluar ndërmjet deputetit të LDK-së, Anton Quni dhe nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, ka folur edhe zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

Image
Bajram Gecaj

Ai padashur të ndalet tek çështja se kush ka dhënë dhe kush ka marr para, thotë se është e dijshme tashmë se Beteja e Koshares është planifikuar dhe ekzekutuar nga oficerë dhe ushtarë që vepronin në komandën e FARK-ut.

“Unë për këtë debat jam deklaruar disa herë deri më tani. Nuk dua të hyj në atë sa kush ka jap para dhe sa kush ka marrë, por unë merrem veç me çështje parimore. A ajo është se ka pasur Ministri të Mbrojtjes të Republikes së Kosovës si dhe Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, Beteja e Kosharës është planifikuar dhe ekzekutuar nga oficerë dhe ushtarë të cilët ishin emëruar dhe vepronin nën komandën e FARK dhe MMRK”, thotë Gecaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat