Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se 71 deputetë dje kanë votuar një person të dënuar si pjesë e një grupi kriminal, si anëtar të Gjykatës Speciale.
Ajo shkruan më tutje se mazhoranca dhe Lista Serbe po degradojnë secilin institucion të Kosovës.
Postimi i plotë:
71 deputetë të Kuvendit, dje votuan për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese një person që është dënuar si pjesë e një grupi kriminal.
Mazhoranca së bashku me Listën Serbe kanë vendosur t’a degradojnë secilin institucion në Republikën e Kosovës!
Sipas Kushtetutës, Neni 114 paragrafi 2, tani pas zgjedhjes, gjyqtarët emërohen nga Presidenti. Ky person nuk duhet të jetë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese pra nuk duhet të emërohet!