Demi: Si të bëhesh milioner në Kosovë duke uzurpuar prona

Aktuale

Demi: Si të bëhesh milioner në Kosovë duke uzurpuar prona

Nga: H.O. Më: 11 qershor 2018 Në ora: 20:13
Ilustrim

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi në një postim të tij në Facebook ka treguar se si mund të bëhesh milioner në Kosovë, duke uzurpuar prona të huaja, duke kërcënuar më pas gjykatësit, e deri tek investimi në biznes përmes kësaj prone.

Postimi i plotë:

Si të bëheni milioner në 8 hapa:

1. Uzurpojeni një objekt shoqëror në sheshin kryesor të Prishtinës;

2. Kërcënojeni gjykatësin i cili tenton të zbatoj ligjin dhë t'ua marr nga dora pronën e uzurpuar;

3. Gjykatësit tjerë e marin mësimin dhe ju dënojnë me kusht për kërcënimin e bërë, por prona mbetet e juaja;

4. Pronën e uzurpuar lëshojeni me qera për ndërmarrjet publike të cilat menaxhohen nga partia;

5. Qiraja mos të jetë nën 31 mijë euro në muaj, apo 3 milionë euro për 8 vjet, e cila vazhdon me afat të pacaktuar;

6. Për të vazhdu iluzionin kinse po zbatohet ligji, partia ndërmerr fushatë kinse largimin e uzurpatorëve, por prona e juaj nuk preket;

7. Paret e fituara nga qiraja e pronës së uzurpuar, investoj në një biznes legjitim dhe kërko me ngulm sundim të ligjit që mos me mund askush me ta rreziku fitimin, ashtu qysh ja ke rreziku ti të tjerëve.

8. Ankohu në 'Evropën plakë' se si s'po e sheh progresin në fushën e zbatimit të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat