Zyra e Mogherinit zbulon agjendën e bisedimeve të dakorduar nga Thaçi e Vuçiq

Aktuale

Zyra e Mogherinit zbulon agjendën e bisedimeve të dakorduar nga Thaçi e Vuçiq

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 19:19
Federica Mogherini

Zyra e Mogherinit thotë se në agjendën e saj për takimin mes presidentit Hashim Thaçi dhe Presidentit Aleksander Vuçiq është që të vazhdohet gjithçka që është lënë në gjysmë deri tani në dialogun Kosovë-Serbi. Përfaqësuesja e lartë e BE’së është bërë gati të nisë një fazë intensive

Takimi i ardhshëm mes Thaçit e Vuçiqit pritet të jetë fillimi i fazës intensive të dialogut mes Kosovës e Serbisë. Presidenti Thaçi këtë e quan fazë finale.

Nuk dihet sepcifikisht se cila do të jetë temat kryesore për të cilën Mogherini i ka thirrur Thaçin e Vuçiqin, megjithatë dy liderët që nga fillimi i javës kanë nisur të deklarohen se për çka flasin e për çka nuk flasin në Bruksel.

Pasi Presidenti Thaçi mbajti konferencë për media ku tha se me Serbinë na presin çështje të vështira për të zgjidhur, si demarkimi i kufirit, reagoi Vuçiq duke thënë se nuk shkon në Bruksel nëse atje diskutohet temat për të cilat po fliste Thaci në Prishtinë.

Por çka do të diskutohet këtë fundjavë në Zyrën e Mogherinit? 

Zyra e përfaqësueses së Lartë të BE’së, Federica Mogherini, ka thënë se në takimin e së dielës, Thaçi e Vuçiq do të angazhohen të nisin një fazë intensive të punë për rregullimin e raporteve mes shteteve.

“Agjenda, formati dhe hapet e dialogut janë dakorduar nga të dyjat palët” thuhet në përgjigjen e Zyrës së Mogherinit.

“Presidenti Hashim Thaci dhe Presidenti Aleksander Vuciq, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE’së, Federica Moghernin, kanë filluar të punojnë në një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, në  korrik të  2017’ës”, vazhdon përgjigja.

 Po ashtu njoftohet se këtë herë do të diskutojnë për arritjet e deritanishme në marrëveshjet e mëparshme, për të cilat palët kohë pas kohe ankohen për njëra-tjetrën se nuk po mbajnë zotimet e tyre.

“Do të vazhdojnë punën e tyre në fazën e normalizimit gjithëpërfshirës të dialogut, të marrin në konsideratë marrëveshjet ekzistuese, të informojnë për arritjet e deritashme, gjithashtu do të diskutojnë për hapat e ardhshëm duke pasur parasysh periudhën intensive përpara”, thuhet më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat