Ish-kryeshefi ekzekutiv i GAP-it dhe analisti, Agron Demi ka komentuar vendimi i Qeverisë për dhënien e 53.1 milionë euro shtesë per Bechtel&Enka.
Ai në postimin e tij në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës nuk u kthen përgjigje banorëve të një lagjeje të Kaçanikut të cilëve u janë shkatërruar shtëpitë si pasojë e punimeve të atyre gurëthyesve.
Postimi i plotë:
Qeveria e cila pa hezitim ndau 53.1 milionë euro shtesë per Bechtel&Enka, ku për një makinë-gurëthyes janë pagu 2.573 euro në ditë, tash as nuk u kthen përgjigje banorëve të një lagjeje të Kaçanikut të cilëve u janë shkatërruar shtëpitë si pasojë e punimeve të atyre gurëthyesve. Kur gurëthyesit punojnë shkatërrojnë prona, kur nuk punojnë shkatërrojnë buxhetin e shtetit.