LVV: E përkrahim kërkesën e sindikatës që të ndryshohet Ligji për Trepçën

Aktuale

LVV: E përkrahim kërkesën e sindikatës që të ndryshohet Ligji për Trepçën

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 19:55
Puntoret e Trepçës

Sot gjatë ditës deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, drejtuesi i Komitetit për Industri, Nazmi Mikullovci dhe këshilltari për çështje ligjore, Blerim Sallahu, vizituan në ambientet ku po mbajnë grevën e përgjithshme punëtorët e Trepçës në Stantërg.

Siç njofon LVV, deputeti Aliu midis të tjerave u tha punëtorëve grevistë se ne pajtohemi me kërkesat e tyre dhe gjithashtu nuk pajtohemi me Ligjin aktual për Trepçën as me projektstatutin e miratuar nga Qeveria.

“Ne e përkrahim kërkesën e sindikatës që të ndryshohet Ligji për Trepçën dhe të hartohet statuti i ri duke përfshirë një nga një, kërkesat e punëtorëve.

Lëvizja Vetëvendosje! ka mbajtur një sërë aktivitetesh lidhur më këtë çështje dhe do të vijojë intensivisht ta adresojë këtë çështje themelore për ekonominë e vendit tonë dhe për punëtorët”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat