Angela Merkel nuk është treguar optimiste me Haradinajn kur kanë folur për liberalizimin e vizave.
Kryeministri i Ramush Haradinaj pas kthimit nga Londra ka treguar se cka bisedoi në takimet e rëdëshsishme të tij me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe me kancelarin austriak, Sebastian Kurz. Kyreministri tregon se Merkel i ka thënë se Kosova ka akoma punë deri te liberalizimi i vizave.
Gjermania hynë në shtetet skeptike të Bashkimit Evropian kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për kosovarët. Haradinaj thotë se kancelaren Merkel ka folur për vizat, e ajo i ka kujtuar Kryeministrit se duhet akoma punë për vizat.
“Kancelarja ishte e kujdesshme, tha se mendojmë që ende keni punë dhe tha se nuk dalin me qëndrim, pa dalë vlerësimi i Komsionit Evropian”, ka treguar Haradinaj.
Haradinaj thotë se ishte i vetmi të cilin e takoi Merkel veçmas në Samitin në Londër.
“ishte një bisedë pune e frytshme me Merkelin, e cila pati vetëm një takim bilateral në Samit, e që e pati me Kosovën. Neve na intereson liberalizmi i vizave, por kemi punë edhe pse nuk është betejë e humbur. Do të punojmë intensivisht për këtë punë”, ka thënë tutje Haradinaj, duke shtuar se sivjet ka liberalizim të vizave.
“Theresa May ishte shumë e kujdesshme ndaj nesh, na bëri të ndihemi si në shtëpi tonën”, ka thënë Haradinaj për nikoqire.