"Propozimet e Kurtit, në të mirë të përgjithshme të shtetit të Kosovës”

Aktuale

"Propozimet e Kurtit, në të mirë të përgjithshme të shtetit të Kosovës”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 korrik 2018 Në ora: 19:27
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ditë më parë, ka propozuar disa etapa përgatitore para dialogut me Serbinë, si shqyrtim dhe vlerësim i dialogut 2011-2017 dhe i rezultateve të tij, synimet e Kosovës dhe kërkesat tona ndaj Serbisë, parimet dhe kushtet e dialogut të ri, etj.

Por në lidhje me atë se a do të pranohet ky propozim i Albin Kurtit dhe sa janë të gatshme institucionet e Kosovës apo përfaqësuesit e dialogut me Serbinë që t`i marrin parasysh këto kërkesa, avokati Tomë Gashi ka thënë për “ Bota sot” se duhet të pranohen të gjitha propozimet e paraqitura nga Albin Kurti sepse janë në të mirë të përgjithshme respektivisht në të mirë të shtetit të Kosovës.

Image
Avokati Tomë Gashi

Sipas tij, nuk është me rëndësi se a janë të gatshme institucionet e Kosovës ti pranojnë ato propozime, pasi ata thjeshtë duhet ta bëjnë një gjë të tillë pasi nuk kanë alternativë më të mirë. “E gjithë kjo shkon në favor të asaj që udhëheqësit e shtetit të Kosovës po e proklamojnë që duhet të kryqet opozita me propozime konkrete e jo vetëm me kritika. Dhe ja ku i kanë propozimet e qarta se cila do të duhej të ishte rruga e vazhdimit te dialogut me shtetin armiqësor të Serbisë. Por tani nuk mund të thotë askush se opozita nuk po propozon zgjidhje dhe alternativa për bisedimet me Serbinë”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat