Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se njëvjetori i Qeverisë Haradinaj do të mbahet mend si qeverisje e skandaleve si në rrafshin politik, duke vazhduar negociatat për “Zajednicë” dhe duke mbështetur presidentin Thaçi në pazaret e tij me Serbinë.
Vetëvendosja ka publikuar një shkrim dhe një video, në të cilën janë publikuar skandalet e qeverisë Haradinaj gjatë punës së tij një vjeçare.
Shkrimi dhe video e publikuar nga LVV:
Një vjetori i Qeverisë Haradinaj do të mbahet mend si qeverisje e skandaleve si në rrafshin politik, duke vazhduar negociatat për “Zajednicë” dhe duke mbështetur presidentin Thaçi në pazaret e tij me Serbinë, në rrafshin ekonomik, duke nënshkruar kontrata shumë të dëmshme e duke çuar në falimentim ndërmarrjet publike dhe në rrafshin social duke rritur varfërinë e thelluar pabarazinë.
- Më poshtë janë të renditura disa nga skandalet e qeverisë Haradinaj gjatë punës së tij një vjeçare:
- E filloi me pazaret me kriminelin nga veriu Milan Radojçiq për koalicion me Listën Serbe.
- E vazhdoi me ministrin Rikallo i cili ishte pjësë e bandave të Serbisë që kanë maltretuar njerëzit gjatë luftës.
- I bëri plot 21 ministra, mbi 80 zëvendës-ministra, e 5 zëvendës-kryeministra për të rehatuar familjarë, farefis e militantë.
- Shkeli tri ligje për t’ia siguruar “Contour Global”-it shitjen, kredinë dhe fitimin prej 18,5%, kurse i bëri qytetarët që të paguajnë më shumë.
- Ia dyfishoi vetes pagat në shtetin me varfërinë e papunësinë më të lartë në Evropë .
- I fali borxhet ndërmarjeve të papërgjegjshme.
- I humbi 8. 200 hektarë nëpërmjet ratifikimit të demarkacionit më Malin e Zi.
- Mashtroi për liberalizimin e vizave.
- E rifilloi ‘Zajednicën’ e Serbisë me iniciativën për hartimin e statutit të saj.
- E çoi drejt falimentimit PTK-në me mbipunësime partiake e farefisnore dhe e emëroi drejtor Gent Begollin e AAK-së, megjithëse aspak kompetent.
- Një pjesë të kabinetit e ka të mbushur me njerëz që janë nën hetim për vepra kriminale.
- E diskreditoi arsimin universitar kosovar duke e përjashtuar atë nga EQAR.
- Papunësia është rritur 3.3 %, sikur edhe deficiti tregtar, borxhi publik e mjerimi po ashtu edhe mjerimi social.
- Pagoi 1 milion euro për serbët në veri që nuk paguajnë energjinë elektrike.
- Bëri spektakël me arrestimin e Gjuriqit të cilin nuk e gjykuan dhe dënuan kurse i dënuan gjashtë shtetas turq me dëbim pa gjyq e pa ligj.
- Ia dha 53 milionë euro kundërligjshëm Bechtel-Enkas.
- E kërcënoi prokurorin Elez Blakaj.
- E mbështet vazhdimisht Hashim Thaçin në pazaret e tij me Serbinë.
- Manipuloi me pronat në Shipitullë dhe Hade.
- Shpenzoi mijëra euro për pushime luksoze në Saint Morriz.