Ani pse u munduan ta heshtin dhe ta hedhin pas krahëve zhurmën e protestës masive të Vetëvendosjes javën e kaluar, Thaçi dhe ekipi i tij nuk po arrin ta bëjë atë. Madje, se populli është kundër marrëveshjeve që preken kufijtë, e kuptuan edhe një pjesë e strukturave bashkëqeverisëse në qeverinë Haradinaj.
Kështu të paktën thotë për “Bota sot” publicisti Gazmend Islami.
“Thaçi u mundua ta hesht dhe ta hedh pas krahëve protestën masive të Vetëvendosjes, duke bërë zhvillime tjera aktuale për ta shpërqendruar vëmendjen, që nga dita e protestave kur vizitoi liqenin e Ujmanit”, ka thënë Islami.
Ai thekson se protestën e Vetëvendosjes e kuptuan edhe një pjesë e koalicionit qeverisës, e për këtë arsye po e sulmojnë Thaçin.
“Thaçin tani e përkrah vetëm Vuçiqi dhe Serbia. Atij ia kanë kthyer shpinën edhe ish piunët e tij të PDK-së, që nuk po e përkrahin idenë e tij famëkeqe. Një pjesë e mirë e koalicionit bashkëqeverisës, e kuptuan që populli e ka ndarë mendjen që mos të ketë prekje kufijsh, dhe për këtë arsye po e sulmojnë Thaçin dhe idenë e tij. Dorëheqja e Thaçit pritet këto ditë. Nëse nuk ndodh kjo, protestat me siguri do të vazhdojnë deri në sigurinë e plotë të territorit të Kosovës, e siguria e vetme është pa Thaçin në karrigen e presidentit. Balli Kombëtar Demokrat do t'i përkrah gjithmonë këto protesta”, ka potencuar Islami për “Bota sot”.