Veseli fton opozitën për ta bërë rezolutën, ja çka paralajmëron

Aktuale

Veseli fton opozitën për ta bërë rezolutën, ja çka paralajmëron

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 19:45
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli,  përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook i ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen në konsensusin për harmonizimin e rezolutës.

Ai thotë se rezoluta që kanë propozuar, së bashku me partnerët e koalicionit, nuk duhet parë thjesht si një veprim politik i koalicionit qëverisës, por si një propozim në interes të shtetit.

Me tej, kreu i Kuvendit potencon se kohezioni politik i brendshëm, është i domosdoshëm, për të mundësuar forcimin e pozicionit negociator të Kosovës si dhe për të përmbushur aspiratat që kemi.

Ja postimi i tij i plotë:

Rezoluta që kemi propozuar, së bashku me partnerët e koalicionit, nuk duhet parë thjesht si një veprim politik i koalicionit qëverisës, por si një propozim në interes të shtetit. Në këtë rezolutë jemi përpjekur që të inkuadrojmë dhe harmonizojmë të gjitha pozicionet dhe deklaratat e shprehura në këtë periudhë, mbi çështjen e fazës finale të dialogut me Serbinë. Kohezioni politik i brendshëm, është i domosdoshëm, për të mundësuar forcimin e pozicionit negociator të Kosovës si dhe për të përmbushur aspiratat që ne kemi për të zënë vendin që na takon në OKB, BE, NATO dhe forumet tjera ndërkombëtare. Prandaj, ftoj të gjithë kolegët e opozitës, që të lënë mënjanë dallimet partiake, dhe të bëhen pjesë e procesit të dialogut. Në ditët në vijim do t’i ftoj personalisht në një takim gjithëpërfshirës në mënyrë që të dakordohemi dhe kështu të ndërtojmë një frymë bashkëpunimi për këtë temë kaq të rëndësishme për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat