Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është rebeluar.
Derisa gazetarët Arben Ahmeti dhe Ermal Panduri qeshën derisa flitej për idenë e shkëmbimeve territoriale, ka reaguar Haradinaj.
“Çka ka për të qeshur. Nëse ju vazhdoni të qeshni unë e lëshoj studion e ju vazhdoni…”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka përsëritur edhe një herë se është kundër idesë së Thaçit, që të ketë lëvizje të kufijve sepse lëvizja e kufijve do të thotë tragjedi.
Ai po ashtu pohoi se bashkimi i Kosovës me Luginën, nuk mund të bëhet aq lehtë siç po thuhet.