Gjykata Kushtetuese të rikthejë në procedurë lëndët për kompensimin e dëmeve të luftës

Aktuale

Gjykata Kushtetuese të rikthejë në procedurë lëndët për kompensimin e dëmeve të luftës

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 10:06
Jahir Bejta, kryetar i OJQ-së "Ngritja e Zërit"

(E plotësuar) -  Organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit” dorëzoi sot 10 dosje në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në lidhje me refuzimin e padive për kompensimin dëmeve te luftës.

Përfaqësues të kësaj OJQ-je, me moton “Drejtësi për viktimat në agjendën ‘Drejtësia 2020’, kanë kërkuar që të futet me prioritet zhbllokimi i kufizimit të gjyqësorit vendor për t’i shqyrtuar paditë për kompensim dëmi të parashtruara tash e 10 vite.

Jahir Bejta, kryetar i OJQ-së "Ngritja e Zërit", ka thënë se gjykatat vendore kanë hedhur poshtë padrejtësisht paditë për kompensim të dëmit moral dhe material, dhe për këtë arsye si subjekt nuk do të ndalen të bindur se janë në anën e drejtësisë.

Bejta: Viktimat pritën mjaft, Gjykata Kushtetuese t’i rikthejë lëndët në procedurë

“Kërkesa e radhës për Gjykatën Kushtetuese është që të miratojë paditë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe aktvendimeve të Gjykatës Supreme, t’i anulojë të gjitha vendimet e Gjykatave të Apelit dhe Gjykatave Themelore dhe lëndët t’ua kthejë në riprocedurë gjykatave që t’i shqyrtojnë dhe t’i gjykojnë komfort dispozitave ligjore dhe ndërkombëtare. Pra, në këtë rast kemi të bëjmë me precedent. Kërkojmë nga agjenda 'Drejtësia 2020' që MD bashkërisht me lidershipin në fron ta fusin si çështje me prioritet zhbllokimin e gjykatave vendore duke arritur marrëveshjen e cila është pengesë, pra ta bartin juridiksionin këtu. Viktimat pritën mjaft, qe 20 vite”, tha Bejta. 

E sipas tij, ndërmarrja e vendimeve të lartpërmendura paraqet obligim kushtetues sipas nenit 21.2, 22.53 dhe nenit 54

Ndërsa avokati Kadri Osaj, tregoi se gjatë historisë ka raste kur në organet e drejtësisë në shtete të ndryshme janë paditë shtetet e huaja dhe kanë rezultuar me vendime të plotfuqishme. Ndërsa vlerësoi se ajo që po ndodhë në gjykatat e Kosovës është absurditet.

Osaj: Kosova me organe të drejtësisë të ndikuara nga politika

“Kjo që po ndodh në gjykatat tona është një absurditet, mospërfillje e drejtësisë, imponim i politikës në vendosjen e çështjeve gjyqësore”, tha Osaj.

Shoqata “Ngritja e Zërit” në korrik të këtij viti ka dorëzuar dosje të ngjashme mirëpo sipas kryetarit të kësaj shoqate nuk kanë marrë ndonjë përgjigje deri më tani

Kërkohet respektimi i Kushtetutës në rastin e kompensimit të dëmeve të luftës

10 dosje janë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese te Kosovës në lidhje me refuzimin e padive për kompensimin dëmeve te luftës.

Jahir Bejta, kryetar i OJQ-së "Ngritja e Zërit", kërkon që të mbrohet Kushtetuta e Kosovës.

"Kërkojmë nga Gjykatat Themelore dhe Gjykata e Apelit që përmes aktvendimeve të tyre ta ndërpresin fyerjen, respektivisht sharjen e mëtutjeshme të viktimave të luftës. Kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë  dhe lidershipi në fron, që në agjendën 'Drejtësia 2020' ta fusin si çështje të  veçantë dhe me prioritet marrëveshjen për bartjen e juridiksionit në gjykatat vendore ", tha ai.

Ndërsa avokati Kadri Osaj, vlerësoi se ajo që po ndodhë në gjykatat e Kosovës është absurditet. "Kjo që po ndodh në gjykatat tina është imponim i politikës në çështjet gjyqësore", tha Osaj.

Dorëzohen dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese 

Shoqata “Ngritja e Zërit” dorëzon dosjet-lëndët e radhës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme të Kosovës, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve te luftës.

Dorëzimi i lëndëve është i paraparë që të fillojë në orën 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat