Të drejtat e pacientit në Kosovë nuk zbatohen sa duhet

Aktuale

Të drejtat e pacientit në Kosovë nuk zbatohen sa duhet

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 12:16
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka mbajtur konferencën ndërkombëtare shkencore “Profesionisti shëndetësor, pacienti dhe të drejtat e tyre”

(E plotësuar) - Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka mbajtur konferencën ndërkombëtare shkencore “Profesionisti shëndetësor, pacienti dhe të drejtat e tyre”, ku u tha se pacienti duhet të jetë më aktiv dhe të marrë përgjegjësi, por fillimisht ai duhet të ndihmohet dhe të fuqizohet.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, i cili tha se konferenca të tilla duhet të organizohen më shumë që të bëhen edhe debate sociale. Sipas tij, komunikimi i mirëfilltë mes pacientit dhe mjekut është i domosdoshëm për krijimin e politikave shëndetësore.

Ismajli: Kjo temë duhet të flitet sa më shumë

“Kjo është një temë që duhet ta flasim më shumë. Nuk jemi këtu ne dhe ata, nuk jemi mjekët dhe pacientët e procesit shëndetësor dhe ata, ne jemi të tërë një sistem shëndetësor dhe nuk kemi mënyrë tjetër për të përmirësuar këtë, përpos nëpërmjet dialogut social, nëpërmjet arritjes, t’i gjejmë ato se çka na mungojnë, ta dëgjojmë me vëmendje anën tjetër dhe vetëm atëherë kemi mundësi që të krijojmë edhe ne politika shëndetësore që intervenimi i tyre realisht të jetë për pacientin, po që ai investim realisht të kthehet në sistemin shëndetësor”, ka thënë Ismajli.

Kurse nikoqiri i kësaj konference, Muhamedali Kodra, tha se sëmundjet patologjike e kronike vazhdojnë të mbeten sfidë serioze në sektorin e shëndetësisë, si dhe kanë një kosto të lartë.

Ai po ashtu tha se personat e prekur nga këto sëmundje kanë nevojë më të madhe për shërbime dhe kontakt me profesionistë shëndetësor. Kodra sugjeroi që këta pacientë të fuqizohet përmes informimit dhe të jenë më shumë aktiv gjatë procesit të trajtimit shëndetësor.

Kodra: Pacienti duhet të fuqizohet

“Më pacienti nuk mundet me mbet si një mars pasiv i kujdesit shëndetësor. Mjekët pritet të angazhohen që ata t’i nxisin pacientët e vet që të marrin përgjegjësi dhe të marrin të jenë aktiv në trajtimin për kujdesin e shëndetit te vet. Por, që pacienti të jetë aktiv dhe të marrë përgjegjësi, ai duhet të ndihmohet dhe të fuqizohet. Duhet të fuqizohet në dy drejtime, edhe pacienti si individ, po edhe pacienti si komunitet”, ka thënë Kodra.

Ndërkaq, doktor Berndard Soland nga SDC, tha se përmes kësaj konference ndërkombëtare po synojnë që të grumbullojnë praktika të ndryshme edhe nga vendet e tjera me qëllim të përmirësimit të gjendjes shëndetësore në Kosovë, në veçanti për të drejtat e pacientit.

Soland: Të drejtat e pacientit në Kosovë nuk zbatohen sa duhet

“Ne konsiderojmë se të drejtat në Kosovë nuk zbatohen aq shumë, pacientët nuk janë gjithmonë të informuar rreth të drejtave e tyre që t’i pranojnë shërbimet shëndetësore. Kjo tregohet nga disa shërbime që tregojnë kënaqshmërinë e pacientëve, pra niveli i lartë me shërbimet që ata pranojnë”, ka thënë Soland.

Visare Mujko Nimani nga UNFPA, tha se kjo organizatë mbështetë dhe avokon për kujdes shëndetësor në përputhje me të drejtat e pacientëve pa diskriminime. Ajo po ashtu tha se një synim i tyre është që të luftojnë dhe eliminojnë stigmatizimet dhe diskriminimet që u bëhen pacientëve në baza gjinore dhe atyre me sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Nimani: Ne synojmë që të eleminojnë diskriminim në çfarëdo forme

“Stigma dhe diskriminimi, duke përfshirë diskriminimin që lidhet më HIV-in apo atë në baza gjinore, si dhe dhuna në baza gjinore janë shkelje të të drejtave të njeriut edhe parandalojnë qasjen në kujdes shëndetësor cilësor. Andaj, si pjesë e mandatit tonë është eliminimi i diskriminimit në çfarëdo forme dhe informimi i individëve dhe pacientëve mbi të drejtat e tyre në përgjithësi e në veçanti ato që lidhen me të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues”, ka thënë Nimani.

E pranishme ishte edhe Debra Stevenson nga AQH e cila tha se kjo organizatë ka organizuar tryeza të ndryshme diskutimi mes pacientëve dhe komuniteteve të tyre, në mënyrë që të ata të kenë mundësi të informohen dhe t’i shfaqin nevojat e tyre rreth asaj se çfarë shërbime iu nevojiten.

Stevenson: Të drejtat e pacientit janë primare për ne

“Ne besojmë që duke pranuar të drejtat e pacientëve është fundamentale për qasjen tonë. Por  kjo nuk nënkupton vetëm të drejtat ligjore, ne po flasim për atë se si mund të sigurohemi më së miri që pacientët dhe përfaqësuesit e tyre të kontribuojnë dhe të vendosin se si shërbimet duhet të ofrohen bazuar në atë se çfarë kanë nevojë”, ka thënë Stevenson.

Disa nga temat që do të diskutohen gjatë paneleve në kuadër të kësaj konference, janë kujdesi shëndetësor me pacientin në qendër, të drejtat e pacientëve, të drejtat e profesionistëve shëndetësor, etika profesionale mjekësore, të drejtat për shëndet seksual dhe riprodhues, siguria e pacientëve etj.

Kjo konferencë po mbahet për herë të parë në Kosovë dhe ka për qëllim që të sjellë praktika më të mira ndërkombëtare të marrëdhënieve profesionist shëndetësor – pacient. 

Të drejtat e pacientit në Kosovë nuk zbatohen sa duhet

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka mbajtur konferencën ndërkombëtare shkencore “Profesionisti shëndetësor, pacienti dhe të drejtat e tyre”, ku u tha se pacienti duhet të jetë më aktiv dhe të marrë përgjegjësi, por fillimisht ai duhet të ndihmohet dhe të fuqizohet.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, i cili tha se konferenca të tilla duhet të organizohen më shumë që të bëhen edhe debate sociale. Sipas tij, komunikimi i mirëfilltë mes pacientit dhe mjekut është i domosdoshëm për krijimin e politikave shëndetësore.

Kurse nikoqiri i kësaj konference, Muhamedali Kodra, tha se sëmundjet patologjike e kronike vazhdojnë të mbeten sfidë serioze në sektorin e shëndetësisë, si dhe kanë një kosto të lartë.

Ai po ashtu tha se personat e prekur nga këto sëmundje kanë nevojë më të madhe për shërbime dhe kontakt me profesionistë shëndetësor. Kodra sugjeroi që këta pacientë të fuqizohet përmes informimit dhe të jenë më shumë aktiv gjatë procesit të trajtimit shëndetësor.

Ndërkaq, doktor Berndard Soland nga SDC, tha se përmes kësaj konference ndërkombëtare po synojnë që të grumbullojnë praktika të ndryshme edhe nga vendet e tjera me qëllim të përmirësimit të gjendjes shëndetësore në Kosovë, në veçanti për të drejtat e pacientit.

Visare Mujko Nimani nga UNFPA, tha se kjo organizatë mbështetë dhe avokon për kujdes shëndetësor në përputhje me të drejtat e pacientëve pa diskriminime. Ajo po ashtu tha se një synim i tyre është që të luftojnë dhe eliminojnë stigmatizimet dhe diskriminimet që u bëhen pacientëve në baza gjinore dhe atyre me sëmundje seksualisht të transmetueshme.

E pranishme ishte edhe Debra Stevenson nga AQH e cila tha se kjo organizatë ka organizuar tryeza të ndryshme diskutimi mes pacientëve dhe komuniteteve të tyre, në mënyrë që të ata të kenë mundësi të informohen dhe t’i shfaqin nevojat e tyre rreth asaj se çfarë shërbime iu nevojiten.

Disa nga temat që do të diskutohen gjatë paneleve në kuadër të kësaj konference, janë kujdesi shëndetësor me pacientin në qendër, të drejtat e pacientëve, të drejtat e profesionistëve shëndetësor, etika profesionale mjekësore, të drejtat për shëndet seksual dhe riprodhues, siguria e pacientëve etj.

Kjo konferencë po mbahet për herë të parë në Kosovë dhe ka për qëllim që të sjellë praktika më të mira ndërkombëtare të marrëdhënieve profesionist shëndetësor – pacient.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat